Në Meksikë, e cila ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Amerikën Latine pas Brazilit, numri i viktimave në vend shkoi mbi 246.000, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit 727 persona humbën jetën nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 246.203.
Me zbulimin e 22.711 rasteve të tjera, numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 3.020.596 dhe numri i të shëruarve shkoi në 2.375.211
Sipas të dhënave, në Meksikë që nga fillimi i pandemisë është shënuar numri më i lartë i rasteve ditore.
Në kuadër të fushatës së vaksinimit masiv në vend, më shumë se 40 milionë persona kanë marrë dozën e parë dhe më shumë se 21 milionë të tjerë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
Sipas faqes së internetit të “Worldometers”, ku azhurnohen të dhënat e COVID-19, Meksika me një popullsi prej më shumë se 126 milionë banorë, është në pozicionin e “vendit të 15-të në botë me numrin më të madh të rasteve”.
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...