Google ADS

Meksikë, 1 milion raste me Covid-10, afër 100 mijë të vdekur

13:09 | 15 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Meksika ka tejkaluar numrin e 1 milion rasteve me koronavirus dhe mbi 98,200 të vdekur nga infeksioni.

Të dhënat janë sipas institutit Johns Hopkins, transmeton portal arbresh.info

Zyrtarët meksikanë të shëndetësisë janë përqendruar në testimin e të sëmurëve rëndë dhe kanë kryer vetëm rreth 2.5 milion teste në total, që përfaqësojnë 1.9% të popullsisë, raporton AP.

Kjo është mosha e 11 personave që ndërruan jetë nga koronavirusi

Sasia relativisht e vogël e testeve e bën të vështirë zbulimin e kontakteve dhe identifikimin e shpërthimeve ose rasteve asimptomatike në fillim. Qeveria nuk ka ndjekur praktika të tjera të pranuara ndërkombëtarisht gjatë menaxhimit të pandemisë, duke përfshirë mbajtjen e maskave dhe kufizimet, vëren AP.

Sipas autoriteve, që nga dita e premte, do të mbyllen për 15 ditë dhe bizneset përfshirë restorantet dhe palestrat, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme