Mijëra banorë të Meksikës, kryesisht vajza dhe gra, kanë dalë në rrugët e qyteteve më të mëdha të Meksikës për të kërkuar legalizim të abortit. Shumë prej protestuesve ishin të veshur me rroba të gjelbra, të cilat janë bërë simbol i lëvizjes për të drejtën e abortit në mbarë Amerikën Latine.
Protestat që u mbajtën në Ditën Ndërkombëtare të Abortit të Sigurt erdhën pasi rajoni meksikan i Oaksaka-s e miratoi javën e kaluar projektligjin për legalizimin e abortit. Ky ishte vetëm rajoni i dytë pas kryeqytetit që e lejoi kryerjen e kësaj procedure mjekësore.
Presidenti i Meksikës, ndres Manuel Lopez Obrador, e ka dërguar më parë një propozim në kuvend, me të cilin do të amnistoheshin gratë e burgosura për atë që cilësohet krim në pjesën më të madhe të vendit.
Kuvendi i Meksikës mbizotërohet nga deputetët e partisë së tij, ndonëse edhe deputetët e partive të tjera kanë dhënë shenja se do ta përkrahin projektligjin e propozuar nga presidenti.
Kryeqyteti i Meksikës me rrethinë e legalizoi abortin në vitin 2007, por shumica e popullsisë së shtetit ka pikëpamje konservatore lidhur me këtë çështje dhe presidenti deri më tash ka ngurruar të marrë ndonjë qëndrim të qartë për apo kundër abortit, shkruan “Independent”
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...