Meksika zgjedh presidenten e parë grua

11:46 | 3 Qershor 2024
A Z

Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës me një fitore historike dërrmuese. 61-vjeçarja fitoi midis 58% dhe 60% të votave në zgjedhjet e së dielës.

Kjo i jep asaj një epërsi prej gati 30 pikë ndaj rivales së saj kryesore, biznesmenes Xóchitl Gálvez. Sheinbaum do të zëvendësojë, Presidentin në largim Andrés Manuel López Obrador, më 1 tetor.

Në fjalimin e saj të fitores, ajo u tha votuesve: “Unë nuk do t’ju dështoj”.

Mbështetësit e saj po festojnë në Zócalo, sheshin kryesor të qytetit të Meksikos, duke valëvitur pankarta ku lexojnë “Claudia Sheinbaum, presidente”./abcnews

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme