Google ADS

Meksika shpall 3 ditë zie kombëtare

17:53 | 20 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që humbën jetën pas tërmetit 7.1 shkallësh.

Meksika gjatë ditës së djeshme është goditur nga tërmet vdekjeprurës që tronditi zonën qendrore të vendit, duke lënë të vdekur më shumë se 200 të vdekur në në qytetin e Meksikës, Morelos dhe Puebla, transmeton portali arbresh.info

Ekipet e emergjencës janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Tërmeti shembi edhe një shkollë fillore, ku mbetën të vdekur 22 fëmijë.

Ky konsiderohet tërmeti më i fuqishëm që prej vitit 1985, ky mbetën të vdekur rreth 5 mijë persona./arbresh.info/

https://twitter.com/PresidenciaMX/status/910511561067974657?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.eluniversal.com.mx%2Fnacion%2Fsociedad%2Fpena-nieto-decreta-3-dias-de-luto-por-victimas-de-sismo-de-71-grados

Të ngjashme