Meksika sfidon Trumpin, u ofron punë si mësues emigrantëve që do dëbohen

22:44 | 6 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Departamenti i Arsimit në Meksikë është duke i inkurajuar njerëzit që mund të preken nga përfundimi i programit DACA të aplikojnë si mësimdhënës në Meksikë.

Shtetet e Bashkuara do të anulojnë programin e miratuar nga ish-presidenti Obama, që mbron njerëzit që jetojnë në mënyrë ilegale në vend, transmeton portali arbresh.info

Ndërkohë, Meksika është duke tentuar të përmisojë synimet e saj për mësimin e gjuhës angleze, përderisa vendi është duke u përballur me një mmungesë të mësuesve me kualitet të lartë.

Departamenti i Arsimit ka theksuar se fton të gjithë ‘ëndërrimtarët’, siç njihen kryesisht të rinjtë meksikan, të aplikojnë për punë si mësues.

Meksika gjithashtu ka filluar të krijojë programe edukative për emigrantët e kthyer që nuk e zotërojnë mirë gjuhën spanjolle./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme