Google ADS

Meksika raporton më shumë se 10 mijë të infektuar dhe 858 të vdekur

17:05 | 26 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Ministria Meksikane e Shëndetësisë njoftoi sot se 10,335 raste të tjera të coronavirusit.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe 858 njerëz të tjerë vdiqën si rezultat i COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 1,070,487.

Kujtojmë se numri total i personave të vdekur në shtetin meksikan është 103,597, raporton reuters.

Zyrtarët shëndetësorë thanë më herët se numri aktual i të infektuarve është ndoshta dukshëm më i lartë se numri i rasteve të konfirmuara të coronavirusit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme