Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador i ka kërkuar SHBA-ve që të bëjë reformat ë mëdha në politikat e imigracionit, pasi që mijëra migrant janë bllokuar nga policia në Guatemalë.
Lopez Obrador tha se kishte shpresë që presidenti i zgjedhur Joe Biden do të pajtohet të punojë me Meksikën dhe shtetet tjera për këtë çështje, transmeton portali arbresh.info
Rreth 7,000 migrantë, shumica prej Hondurasit kanë hyrë në Guatemala.
Ata shpresonin të udhëtonin për në Meksikë dhe eventualisht të arrijnë kufirin amerikan.
Çdo vit, dhjetëra mijëra migrant nga Amerika Qendrore tentojnë të arrijnë SHBa-të, shpesh në këmbë në grupe të njohura si “karavane”.
Ata thonë se po ikin nga persekutimi, dhuna dhe varfëria në vendet e tyre të lindjes. Kushtet janë përkeqësuar nga shkatërrimi i shkaktuar nga dy uragane të mëdha që goditën Amerikën Qendrore nëntorin e kaluar.
Në vërejtjet të hënën, Lopez Obrador nxiti SH.B.A.-të të reformojnë politikat e saj mbi imigracionin.
“Unë mendoj se ka ardhur koha që angazhimi [për reformën e imigracionit] të përmbushet dhe kjo është ajo që ne shpresojmë,” tha ai.
“Në fushatën e Joe Biden, ai ofroi të finalizonte reformën e imigracionit dhe shpresoj se ai është në gjendje ta arrijë këtë. Kjo është ajo që unë shpresoj.”
Ai tha se qeveria e tij do të përpiqet të largojë migrantët nga kalimi në Meksikë por shtoi se të drejtat e të gjithë migrantëve duhet të respektohen.
Në Guatemalë të hënën, forcat e sigurisë shkatërruan një karvan me rreth 4,000 migrantë kryesisht hondurasë të cilët ishin vendosur në afërsi të fshatit Vado Hondo./arbresh.info/
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit