Meksika të mërkurën përshëndeti vendimin e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së Joe Biden për ndalimin e projektit të diskutueshëm të paraardhësit të tij për ndërtimin e një muri përgjatë vijës kufitare mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard përgëzoi masën në mediat sociale për ndalimin e ndërtimit të murit të planifikuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump si dhe përpjekjet e Bidenit që emigrantët pa dokumente të bëhen qytetarë.
“Meksika përshëndet përfundimin e ndërtimit të murit, iniciativën e imigracionit në favor të DACA (Programi i Aksionit të Shtyrë për Fëmijët e Ardhur) dhe rrugën drejt shtetësisë së dyfishtë”, theksoi Ebrard.
Në ditën e inaugurimit, Biden nënshkroi memorandumin për ruajtjen e programit DACA, i cili mbron emigrantët që mbërrijnë në vend si fëmijë nga deportimi.
Biden gjithashtu nënshkroi projekt-ligjin e imigracionit i cili do të hap rrugë për miliona emigrantë drejt shtetësisë amerikane.
Që nga fillimi, ndërtimi i murit kufitar ishte një temë e diskutueshme që shpesh përfundonte në fërkime midis Meksikës dhe fqinjit të saj verior.
“President Donald Trump: Jo. Meksika kurrë nuk do të paguajë për murin. As tani dhe asnjëherë”, pati shkruar në Twitter presidenti i atëhershëm meksikan, Enrique Pena Nieto në vitin 2018.
Gjatë administratës së presidentit Andres Manuel Lopez Obrador, të dy udhëheqësit iu qasën temës me më shumë diplomaci, ndërsa Trump falënderoi Lopez Obrador për mbështetjen e tij duke dërguar trupa për patrullim në kufirin SHBA-Meksikë.
“Dua ta falënderoj për miqësinë dhe marrëdhënien e tij profesionale të punës. Me të vërtetë kishim 27 mijë ushtarë meksikanë që ruajtën kufirin tonë gjatë dy viteve të fundit”, deklaroi Trump javën e kaluar.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit