Meksika nuk do të ‘pranojë’ politikat e njëanshme të SHBA-ve mbi emigracionin

18:39 | 22 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Meksika nuk do të pranojë propozimet e njëanshme të Shteteve të Bashkuara mbi emigracionin.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Luis Videgaray ka theksuar se ata nuk do të hezitojnë të kërkojnë ndihmën e Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur emigrantët, transmeton portali arbresh.info.

Videgaray tha se propozimet e SHBA-ve do të jenë pika kryesore e diskutimit për takimin e ardhshëm, takim i cili do të zhvillohet mes Sekretarit amerikan Rex Tillerson dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare./Arbresh.info

Të ngjashme