Google ADS

Meksika lum gjaku – motra e liderit të kartelit vritet në dasmën e saj – dhëndri rrëmbehet pas masakrës në kishë

11:42 | 15 Janar 2020
Arbresh Info

Konflikti vdekjeprurës dyvjeçar mes dy kartelëve meksikanë ka kulmuar gjatë vikendit të kaluar, kur banda e armatosur u fut në një kishë dhe vrau motrën e liderit të kartelit rival në ditën kur ajo po martohej, ndërsa dhëndri është rrëmbyer pasi është cilësuar si gangster i rangut të lartë.

Karem Lizbet Jepes Ortiz po qëndronte pranë altarit në kishë në San Huan së bashku me dhëndrin i njohur në nëntokën meksikane si “El Kalamardo”, kur befasisht filluan të shtënat.

Karem ka qenë motra e Hose Antonio “El Mar” Jepes Ortez, liderit të kartelit “Santa Rosa de Lima”. Ajo ka qenë përgjegjëse për financa në këtë grup kriminal.

Në anën tjetër një zyrtar i lartë policor ka konfirmuar se nusja është vrarë, kurse disa mediat lokale raportojnë se El Mar” ka qenë në kishë dhe se ka arritur të arratiset pa pësuar as më të voglin lëndim.

Dëshmitarët kanë thënë se sulmuesit kishin të veshur jelek antiplumb me iniciale të kartelit të “Gjeneratës se Re Haliska”. Ata vranë çdo person që arriti t’i shikojë në sy duke tentuar t’i identifikojnë.

Anëtarët e kartelit pas sulmit kanë ikur nga kisha me së paku tri vetura, derisa dasmorët që i mbijetuan sulmit tentuan t’i ndalin  duke i gjuajtur me armë.

Kujtojmë që Karem është vrarë një ditë pasi që Maria Gualdalupe Lopez Eskvivel, 21-vjeçe, anëtarja e kartelit “Gjenerata e Re Haliska” që ndryshe njihej edhe si “La Catrina”, humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë meksikane.

Ky kartel është në luftë me klanin “Santa Rosa de Lima” që kur në dhjetor të vitit 2017, Nemesi “El Mencho” Oseguera Servantes i shpalli luftë “El Marit”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme