Meksika konfirmon rastin e parë të koronavirusit në vend

15:42 | 28 Shkurt 2020
Arbresh.info

Koronavirusi ka arritur edhe në Meksikë.

Qeveria ka konfirmuar këtë të premte rastin e parë të Covid-19, transmeton portali arbresh.info.

Bëhet fjalë për një burrë 35-vjeçar, banor i kryeqytetit të vendit, i cili kishte udhëtuar në Itali para disa javëve dhe kishte kontakt direkt me një person të dyshuar që kishte virusin.

Këtë e raportoi Hugo López Gatell, Nënsekretari i Parandalimit dhe Promovimit të Shëndetit, gjatë konferencës në mëngjes këtë të premte të Presidentit Andrés Manuel López Obrador.

Sipas zyrtarit, personi i infektuar ka simptoma të buta, është i shtruar në spital dhe i qëndrueshëm.

Në lidhje me të infektuarit, sekretari tha se gjendja e tij shëndetësore është “e qëndrueshme, nuk ka pneumoni dhe simptomat janë të ngjashme me ato të një rrufe, shumë të lehtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme