Meksika ka dërguar 15 mijë ushtarë të Gardës Kombëtare në kufirin me SHBA-në për të ndalaur emigrantët që po kalojnë kufirin ilegalisht, ka konfimuar një zëdhënës i ushtrisë meksikane për NY Post, transmeton Gazeta Express.
Kjo vjen pasi që presidenti i SHBA’së Donald Trump ka vënë presion të madh përmbi Meksikën për lejimin e kalimit të emigrantëve ilegalë nëpër territorin e saj. Trump i kishte kërcënuar edhe me rritje të taksave autoritetet meksikane nëse nuk do merrnin masa.
“Ne kemi vënë në kufi saktësisht 15 mijë ushtarë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Meksikës, Luis Cresencio Sandoval në një konferencë për shtyp.
Ushtria po i burgos të gjithë ata që i zë duke kaluar kufirin ilegalisht.
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...