Meksika goditet nga dy tërmete

16:47 | 20 Nëntor 2019
Arbresh.info

Një tërmet me fuqi prej 5.4 ballë sipas shkallës së Riterit ka goditur bregdetin jugor të Paqësorit të Meksikës para agimit, vetëm disa orë pas tërmetit prej 6.3 ballë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Gjeologjik i SHBA-ve tha se të dy tërmetet ndodhën pothuajse në të njëjtin vend, afër bregut tek kufiri Meksikë-Guatemalë.

Megjithatë, ende është e paqartë nëse tërmeti 5.4 ballë në orën 11:30 sipas kohës lokale ishte lëkundja përcjellëse e tërmetit me fuqi prej 6.3 ballë, që u regjistrua në orën 4:27 të mëngjesit.

Zyra e Mbrojtjes Civile e shtetit jugor Chiapas tha se nuk ka raportime për dëme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme