Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ditët e fundit ka qenë më aktiv në rrjetet sociale me kërcënime, veçanërisht pas ofensivës së Ukrainës në rajonin rus të Kurskut. Kërcënimi i fundit i drejtohet Gjermanisë.
Medvedevi ka komentuar shkrimin e gazetës gjermane Bild, në të cilën theksohej se tanket gjermane janë kthyer në Rusi, duke aluduar për donacionet gjermane të tankeve për ushtrinë ukrainase, të cilat tani po përdoren në ofensivën në territorin rus.
“Gazeta gjermane Bild botoi një artikull revanshist në të cilin me krenari shpall kthimin e tankeve gjermane në tokën ruse. Si përgjigje, ne do të bëjmë gjithçka për të sjellë tanket e fundit ruse në Sheshin e Republikës”, ka thënë Medvedev.
Ish-presidenti i Rusisë i referohej sheshit në Berlin ku ndodhet Bundestagu (Parlamenti gjerman).
Medvedev komentoi më parë ofensivën e Ukrainës dhe ka thënë se Rusia nuk duhet të flasë më për kufizime kur bëhet fjalë për territorin ukrainas.
“Që nga ky moment operacioni ushtarak special (termi i përdorur nga rusët për luftën në Ukrainë) nuk duhet të ketë kufizime. Tani mund dhe duhet të diskutohet hapur dhe diplomatikisht”, u shpreh Medvedev.
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit