Dymbëdhjetë djelmoshat tajlandezë dhe trajneri i tyre i futbollit që u bllokuan në një shpellë në Tajlandë kapërcyen këtë përvojë të keqe duke praktikuar meditimin, thonë familjarët.
Sipas nënës së njërit nga fëmijët, ekipi po meditonin në videon që është shpërndarë me të madhe pas zbulimit nga dy zhytësit britanikë, transmeton portali arbresh.info.
“Shikoni se sa të qetë ishin ulur atje duke pritur. Askush nuk po qante ose diçka e tillë. Ishte e habitshme”, tha ajo për Associated Press.
Trajneri i cili u shpëtua nga shpella të enjten, ishte trajnuar si murg budist për 12 vjet para se të vendoste të stërviste ekipin e futbollit Wild Boars.
“Ai mund të meditojë deri në një orë”, tha tejza e tij, Tham Chanthawong.
“Ishte definitivisht kjo ajo që ndihmoi atë dhe me shumë gjasa edhe djemtë të qëndrojnë të qetë”, vazhdoi më tej.
Trajneri dhe 12 djemtë u bllokuan në kompleksin Tham Luang Cave, pasi u vërshua nga shiu me 23 qershor.
Ata mbetën aty për 18 ditë para se të nxirreshin shëndosh e mirë nga ekipet e shpëtimit./Arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030