Gazetarët në shtetin e Amerikës Qendrore po rrihen, po arrestohen dhe po plaçkiten për shkak të nxitjes së kryengritjes civile që e kishte paralizuar funksionimin e shtetit më herët gjatë këtij viti. Gazetari i një televizioni në Nikaragua, Miguel Mora, ishte duke shkuar nga puna në shtëpi me veturë, kur ai u arrestua nga policia.
“Më urdhëruan që t’i heq syzet dhe ma vendosën një xhemper mbi kokë. Pastaj më kapën në fyt dhe më futen në një veturë. Një polic më tha se ne jemi përgjegjës për vrasjen e policëve dhe nëse vazhdoj të punoj njësoj, ata do të më vrasin mua dhe tërë familjen time”, tha Miguel Mora. Kjo ishte hera e gjashtë që ai u ndalua nga policia brenda një jave të vetme.
Gazetari tash po akuzohet për nxitje të urrejtjes, ndërsa shtëpia e tij është incizuar me dron dhe lëvizjet e tij po përcillen nga disa njerëz të armatosur që lëvizin me motoçikleta. Kërcënimet e tilla janë pjesë e sulmeve të pakontrolluara ndaj gazetarëve në Nikaragua. Gjendjen e tyre këtë javë e ka dënuar edhe organizata e Kombeve të Bashkuara.
“Kjo qeveri i ka ndaluar protestat, i ka burgosur udhëheqësit opozitarë dhe tash i vetmi element që nuk po e lejon diktaturën e plotë është media e lirë. Kjo është faza kur po mundohen të na mbyllin gojën edhe neve”, thotë Mora. Protestat kundër qeverisë kishin shpërthyer në prill për shkak të keqmenaxhimit të zjarreve në një zonë të mbrojtur dhe reformave fiskale, shkruan “The Guardian.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...