Mediat japoneze: Koreja Veriore fshehurazi po ndërton nëndetëse bërthamore

19:18 | 17 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Në mënyrë sekrete, Koreja Veriore është duke ndërtuar një nëndetëse bërthamore.

Lajmi është bërë i ditur nga media japoneze, e cila thekson për një kërcënim të ri të mundshëm nga Pheniani mbi aktivitetet e saj të rritura detare gjatë muajve të fundit, transmeton portali arbresh.info

Raporti i lëshuar nga Sekai Nippo, duket cituar burimet e saj, ka theksuar se madhësia e nëndetëses është ende e paqartë, por regjimi i Kim Jong-un në Phenian shpreson që ajo të përfundojë brenda tre vjetësh

Inteligjenca amerikane nuk ka arritur të konfirmojë një lajm të tillë, por nëse pretendim i tillë është i vërtetë, analistët thonë se kjo do të krijonte një evulocion dramatic nga Koreja Veriore.

Mediat japoneze thekson se një nëndetëse bërthamore do të rritë në mënyrë dramatike kërcënimin ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të saj.

Pheniani në mënyrë të qetë ka testuar gjashtë raketa balisitke. Nëse regjimi koreano verior do të zhvillonte me sukses një nëndetëse bërthamore, atëherë ajo do të ndihmonte potencialisht lëvizjen e raketave balistike në ujrat ndërkombëtare, ku edhe do të shmangte sistemin mbrojtës të raketave amerikane, japoneze dhe koreano jugore.

Raporti i Sekai Nippo, ndërkohë pretendon se inxhinierët rusë dhe kinezë janë të përfshirë në ndërtimin e nëndetëses bërthamore. Sipas raportit ndërtimi i nëndetëses është duke ndodhur në qytetin Nampos, që ndodhet rreth 30 milje nga Pheniani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme