Mediat greke publikojnë pamjet nga masakra në Athinë: 6 persona u ekzekutuan me 25 plumba

19:43 | 11 Shtator 2023
E.G

Këto janë pamjet nga vendngjarja në periferi të Athinës në Greqi, ku 6 persona u gjetën të ekzekutuar brenda një makine me targa gjermane tip Ford.

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ka ndodhur masakra në orët e pasdites së sotme.

Sipas shtypit, 25 plumba janë derdhur për të ekzekutuar viktimat. Njëri nga 6 të vrarët u gjet jashtë mjetit.

Mediat greke raportojnë se dyshohet që viktimat të jenë shtetas shqiptar, por kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Nga hetimet paraprake, mendohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të larjes së hesapeve mes bandave./tvklan

Lexo edhe:

6 të vrarë me armë në Athinë, mediat greke: Dyshohet të jenë shqiptarë

Të ngjashme