Lufta për pushtet mes presidentit Putin dhe kreut të ushtrisë së rekrutëve, Jevgeni Prigozhin që nisi marshimin drejt Moskës merr fund me një ujdi. Kremlini konfirmoi, se akuza kundër Prigozhin është tërhequr.
Asnjë dënim për Jevgeni Prigozhin, ushtarët e tij të trupës Wagner dhe tërheqje në Bjellorusi, për këtë kanë rënë dakord Kremlini dhe kreu i trupës Wagner, Jevgeni Prigoshin. Nga ana e tij Prigoshin i jep fund kryengritjes. Sipas të dhënave, Prigozhin do të shkojë në Bjellorusi, e ndaj tij nuk do të ngrihet akuzë. Edhe luftëtarët e trupës Wagner nuk do të ndiqen penalisht. Ujdia u ndërmjetësua nga kreu i shtetit bjellorus, Aleksander Lukashenko, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ky ofroi ndihmën e tij, pasi e njeh Prigoshin prej 20 vjetësh.
Sipas televizionit gjerman, ARD, Putini do ta ketë të vështirë të shpjegojë zhvillimet e së shtunës në Rusi. “Prigozhin do të shkojë në Bjellorusi, por nuk dihet në cilin funksion.” Sipas zëdhënësit, Peskov, Putin nuk do të mbajë një fjalim të ri. Vetëm mëngjesin e së shtunës, Putin foli në fjalim për tradhtarë dhe një thikë pas shpine, dhe tani të gjithë rebelët largohen pa asnjë ndëshkim, shkruan ARD.
Në Rusi është marrë seriozisht marshimi i Prigozhin.Në Moskë u morën masa kundër terrorit, u publikuan pamje si u hapën hendeqe në autostrada, që të pengoheshin trupat Wagner.
Sipas ARD, tolerimi i një ushtrie private si ajo Wagner lidhet me atë që Putini monopolin e pushtetit të shtetit gati e dorëzoi në duar private. Prigozhin u tolerua dhe u lejua të bënte punët e pista. Si në Ukrainë, në Siri, apo Afrikë. Zhvillimet dramatike të së shtunës janë një “goditje e rëndë për imazhin e Putinit”.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?