Mediat dhe politikanët grekë akuzuan të mërkurën sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se nuk ishte “i paanshëm” ndaj marrëdhënieve turko-greke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Stoltenberg iu referua tensioneve të vazhdueshme midis dy aleatëve fqinjë të NATO-s si “mosmarrëveshje” gjatë një interviste me agjencinë shtetërore greke të lajmeve AMNA, duke shkaktuar një bujë në Greqi.
Ai tha për AMNA se NATO inkurajon Greqinë dhe Turqinë që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në përputhje me besimin dhe solidaritetin reciprok brenda aleancës.
“NATO është një aleancë ushtarake që përfshin vende të shumta me histori të ndryshme në një gjeografi të gjerë dhe për këtë arsye prania e mosmarrëveshjeve midis disa vendeve anëtare nuk duhet të jetë befasi”, theksoi Stoltenberg.
Ai tha se shqetësimet e Ankarasë për terrorizmin janë legjitime dhe duhet të merren seriozisht parasysh nga aleatët e saj në NATO.
Si pasojë, komentet e tij çuan në kritika të ashpra nga mediat greke që shpesh etiketojnë Türkiye-n si “agresive”.
Nga këto, e përditshmja pro-qeveritare Kathimerini i quajti komentet e Stoltenberg “të mjera” pasi ai nuk pohoi të ashtuquajturën armiqësi turke.
Gazeta e përditshme “Avgi”, e cila është e afërt me partinë kryesore opozitare SYRIZA-PS, nënvizoi se Stoltenberg i trajton Ankaranë dhe Athinë në mënyrë të barabartë dhe refuzoi të dënojë politikat turke.
Për më tepër, “In.gr”, një nga mediat më të lexuara të lajmeve në vend, pohoi se Stoltenberg po përmbahet nga marrja e përgjegjësisë.
“Kjo po ndodh ndërkohë që sovraniteti i Greqisë po vihet në dyshim nga Türkiye, e cila vazhdimisht krijon probleme brenda aleancës”, shtoi ajo.
Përveç kësaj, Nikos Andrulakis, kreu i partisë PASOK-KINAL tha se Stoltenberg “nuk mund të veprojë si ambasador i (presidentit turk Recep Tayyip) Erdoğan dhe si sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
SYRIZA-PS fajësoi zgjedhjet politike të qeverisë konservatore Mitsotakis dhe vuri në dukje se “aleatët e NATO-s janë në nxitim për të kënaqur të gjitha kërkesat e Erdoğan-it”.
Partia Komuniste Greke (KKE) e njohur për qëndrimin e saj anti-NATO tha se qëndrimi neutral i NATO-s mbi marrëdhëniet turko-greke shërben për të legjitimuar pretendimet e Ankarasë.
Stoltenberg ka marrë një rol aktiv që nga 18 maji, kur Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO, duke bërë që Türkiye, anëtare e vjetër e aleancës, të shprehë kundërshtime ndaj kërkesës së tyre për anëtarësim, duke kritikuar vendet për tolerimin dhe madje mbështetjen e grupeve terroriste si PKK/YPG si dhe embargon e armëve kundër Türkiye-s.
Ai theksoi në mënyrë të përsëritur se shqetësimet e sigurisë së Türkiye-s në lidhje me kërkesat e anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës janë legjitime dhe duhet të adresohen nga aleatët e saj.
Kohët e fundit, më 12 qershor, gjatë takimit të tij me presidentin finlandez Sauli Niinisto, Stoltenberg tha: “Duhet të kujtojmë dhe të kuptojmë se asnjë aleat i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste sesa Türkiye”, duke iu referuar sulmeve nga PKK, Organizata Terroriste FETO – grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Türkiye dhe DEASH-it mes grupeve të tjera terroriste.
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania