Këto janë fotografitë që vlerësohet se ofrojnë prova kyçe se zyrtarë rusë të inteligjencës komplotuan një grusht shteti të dhunshëm që do të përfundonte me vrasjen e një udhëheqësi europian.
Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, fotot e marra nga agjencitë e inteligjencës evropiane thuhet se tregojnë dy oficerë të shërbimit ushtarak të spiunazhit GRU të Rusisë që vizitojnë Ballkanin dhe mbikëqyrin personin që ata punësuan për të orkestruar rrëzimin e përgjakshëm të qeverisë së Malit të Zi, ditën e zgjedhjeve të 16 tetorit 2016.
Eduard Shishamkov (1) dhe Vladimir Popov (2), të dy oficerë të inteligjencës ushtarake të GRU, akuzohen për orkestrimin e komplotit
Sipas “The Telegraph”, bëhet fjalë për Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të cilët pritet të dalin në gjyq muajin e ardhshëm me 13 të tjerë, për rolin e tyre në komplotin për të sulmuar parlamentin e Malit të Zi dhe për të vrarë Milo Gjukanoviçin, kreun pro-perëndimor.
Fotot besohet se janë bërë në një park të Beogradit dhe janë një pjesë kyçe e provave që prokurorët thonë se lidhin komplotin me “organet shtetërore” të Rusisë.
Sipas mediave, përcjell Telegrafi, Kremlini ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje dhe dy liderët pro-rusë të opozitës në mesin e të pandehurve pretendojnë se komploti është i rremë dhe bëhet për t’i diskredituar ata.
Zyrtari i GRU, Eduard Shishmakov (1) takoi Aleksandar Sindjelic (2) përpara përpjekjes për grusht shtet
Megjithatë zyrtarët britanikë dhe amerikanë besojnë se komploti kishte mbështetje të nivelit të lartë nga Rusia dhe ishte një nga shembujt më të guximshëm të përpjekjeve të Kremlinit për të minuar demokracitë evropiane.
Shishmakov dhe Popov, të cilët janë duke u gjykuar në mungesë të tyre, thuhet se kanë filluar të planifikojnë grusht shtetin disa muaj më parë, duke udhëtuar në Serbinë fqinje për të kërkuar një organizator të “përshtatshëm në terren”.
Dyshja ruse pretendohet se kanë emëruar Aleksandar Sindjelic, një aktivist veteran anti-perëndimor.
E fotot e publikuara thuhet se tregojnë Shishmakov dhe Popov së bashku në një park dhe gjithashtu Shishmakov duke folur me Sindjelic.
Agjencitë e inteligjencës evropiane kuptohet se kanë ndihmuar malazezët të mbledhin një numër të madh të provave për atë që vlerësohet gjykimi më i madh që ka parë ndonjëherë kombi i vogël ballkanik.
Siç shtohet më tej, Shishmakov dhe Popov i dhanë Sindjelic shuma të mëdha parash për armë dhe pajisje dhe gjithashtu iu dha një detektor për ta kontrolluar nëse ai ishte agjent i zbulimit perëndimor.
Një padi e gjatë kundër komplotit pohon se rrjetit gjithashtu iu dhanë telefona të sofistikuar të koduar të “përgatitur” nga Moska, ndërsa së paku një transferim parash tek komplotistët u bë nga e njëjta rrugë si selia e GRU në kryeqytetin rus.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...