Yaroslav Trofimov, korrespondent i gazetës amerikane “The Wall Street Journal” ka shpërndarë një informacion zyrtar të Oryx, organizatë që regjistron shkatërrimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë.
Oryx njofton se ushtria ruse tani ka konfirmuar edhe vizualisht se ka humbur të paktën 300 tanke që kur filloi agresionin në Ukrainë, një muaj më parë.
Siç vë në dukje Trofimov, ky është i gjithë rezervuari i ushtrisë franceze dhe gjysma e stokut të ushtrisë britanike.
“Për ta vënë në perspektivë, Rusia konfirmoi vizualisht se brenda një muaji ka humbur në Ukrainë tanke sa ka në tërësi ushtria franceze dhe gjysma e stokut të ushtrisë britanike”, shkruan gazetari.
To put it in perspective, Russia is *visually confirmed* to have lost in Ukraine in one month the entire tank stock of the French Army and half of the stock of the British Army. https://t.co/Il6sIB4PD8
— Yaroslav Trofimov (@yarotrof) March 27, 2022
Ndryshe, Rusia gjatë javës së kaluar ka zbardhur informacione mbi humbjet e saj ushtarake në Ukrainë – vetëm për herë të dytë që nga fillimi i agresionit.
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...