Prokurori Jack Smith është në bisedime me drejtuesit e lartë në Departamentin e Drejtësisë për të vlerësuar mënyrat sesi ai mund të përfundojë ndjekjet penale ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, kanë thënë burime të njohura për ABC News.
Vendimi bazohet në politikën e kahershme të Departamentit të Drejtësisë, sipas së cilës një president në detyrë nuk mund të përballet me ndjekje penale gjatë kohës që është në zyrë, thanë burimet.
“Ende nuk është e qartë se si do të qasen prokurorët e Smith për të pushuar çështjen e manipulimit të zgjedhjeve federale në Washington, D.C., dhe apelimin e tyre të vazhdueshëm kundër vendimit të gjyqtares Aileen Cannon për të hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara”.
Gjatë fushatës, Trump pati deklaruar se do të shkarkonte Këshilltarin Special të Departamentit të Drejtësisë (DOJ), Jack Smith, menjëherë nëse ai zgjidhej për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Jack Smith më parë ishte kryeprokuror i Gjykatës Speciale, ku po gjykohet ish-krerët e UÇK-së dhe pastaj mori detyrën e hetimit ndaj Donald Trump për një mori akuzash.
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...