Analistë në mediat izraelite besojnë se kriza e tanishme mes SHBA dhe Turqisë, përcjell bastin e presidentit Trump për të rrëzuar nga pushteti homologun e tij turk Erdogan; kjo për shkak se ky i fundit një nga ata liderë në botën që e sfidon presidentit amerikan.
Autori i shkrimit në gazetën izraelite Globes, Matti Golan, vlerëson atë që ai e quan “guximi i Trump për të ekzekutuar atë që paraardhësit e tij nuk kishin guximin për të bërë, dhe që është vendosja e sanksioneneve në shtetet e padisiplinuara”.
“Përgjigja e Trump ishte vendimtare: ai goditi Turqinë me ‘bomba bërthamore’ ekonomike dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme për ekonominë turke dhe qytetarët turq”, vijon autori.
“Duket se lirimi i pastorit Brunson tani është një qëllim i dytë dhe se Trump ka filluar të mendojë diçka tjetër. Unë mendoj se Trump nuk do të heqë sanksionet derisa të shkaktojë rënien e Erdoganit. Strategjia e Donald Trump është se për sa kohë që Presidenti turk është popullor, populli turk të jetë i uritur dhe i varfër”, thotë Matti Golani dhe konkludon: “Trump ka shumë dobësi dhe shkujdesje, por ai gjithashtu është dhe shumë i ndërlikuar. Për botën dhe për Shtetet e Bashkuara, duket se kjo përzierje e karakteristikave në personalitetin e tij është shumë më mirë sesa e paraardhësve të, të cilët janë perceptuar si të arsyeshëm dhe seriozë”.
Kolumnist i Maariv-it, Shmuel Rosner shkruan: “Pas George Ë. Bush dhe Barack Obama, Trump është presidenti i tretë amerikan i cili nuk arrin të dëshifrojë fjalëkalimin për një marrëdhënie të cilësisë me Presidentin turk Erdogan, i cili është një nga disa udhëheqësit në botë që e di se si duhet trajtuar arroganca e Donald Trump-it”.
Rosner thekson se keqkuptimi amerikano-turk nuk është rezultat i çështjes së pastorit Brunson, por daton pesëmbëdhjetë vjet më parë, në kohën e pushtimit amerikan të Irakut, kur Turqia nuk pranoi që trupat amerikane të përdorin bazat e saj gjatë pushtimit.
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...