Viktor Kolbanovski, ekspert i Moskës për çështje ballkanike, siç e prezanton portali i Beogradit informer, thotë se në Serbi duhet hapur bazën ushtarake ruse si përgjigje ndaj pranisë ushtarake amerikane në Kosovë dhe bazës së tyre në Bondsteel.
Ai “sqaron” se baza ruse në Serbi do të ishte me dobi të shumëfishtë për paqen në Ballkan dhe se ajo bazë do të ishte ndihmë vendimtare për Serbinë për ruajtjen e Kosovës. Kolbanovski, i cili është drejtor i Qendrës ballkanike për bashkëpunim ndërkombëtar në Moskë, thotë se tani vendimi për këtë është te politikanët, transmeton Koha net.
“Platforma e Kosovës për formimin e Ushtrisë, tregon se amerikanët dhe të mbrojturit e tyre shqiptarët e Kosovës, kanë kaluar të gjitha vijat e kuqe. Dhe mu për këtë arsye, për arsye të formimit të baraspeshës strategjike ushtarake në Ballkan, është e domosdoshme ndihma ushtarake e Rusisë për Serbinë, përkatësisht, themelimi i bazës ushtarake ruse, natyrisht me lejen dhe pëlqimin e udhëheqjes serbe.Në këtë rast, përpjekjet e kryetarit Vuçiq dhe e bashkëpunëtorëve të tij për ruajtjen e Kosovës në përbërje të Serbisë, do të kishin perspektivë të shkëlqyeshme, prapa tyre do të qëndronte forca e vërtetë ushtarake”, citon portali serb të ketë Kolbanovski i cili më parë këtë ide e kishte prezantuar në televizionin Rusija 24.
Ai ka shtuar se baza ushtarake ruse në Serbi do të ishte vendimtare për ekzistencën e popullit serb në Ballkan.
“Vetëm ky skenar mund të ndalojë agresionin e mëtejmë të shqiptarëve të Kosovës dhe të faktorëve të tjerë negativë në këto hapësira, marrë sidomos Luginën, Paltformën e Tiranës në Maqedoni, decentralizimin në Mal të Zi si dhe unitarizmin në Bosnjë e Hercegovinë“, ka shtuar ai.
Duke e komentuar këtë deklaratë të Kolbanovskit, analisti Aleksandar Paviq ka thënë se Serbia mund ta ruajë sovranitetin dhe integritetin vetëm me ndihmën e Rusisë mike.
“Pajtohem me idenë për nevojën e ekzistimit të bazës ruse te ne. Rusia është i vetmi aleat ushtarak besnik dhe i sinqertë që e ka Serbia. Nga ana tjetër, Serbia është i vetmi vend në Europë ku Rusia i ka dyert e hapura. Nuk ka dyshim se qëllimi shteteve udhëheqëse të NATO-s ndaj Serbisë jo vetëm që janë të pasinqerta por edhe agresive, prandaj sot mund t’i neutralizojmë ato vetëm me aleancë të fuqishme me rusët”, ka saktësuar Paviq.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...