Buja i një shkarkimi të mundshëm të Presidentit Donald Trump nga detyra ishte në qendër të diskutimeve në emisionet e debateve televizive të së dielës në Shtetet e Bashkuara, pa asnjë dakortësi politike mbi meritat e çështjes kundër tij.
Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët do të votojë nga mesi i javës për ta bërë presidentin republikan liderin e tretë amerikan që do të fajësohet në historinë 243-vjeçare të vendit, edhe pse dënimi i tij në një gjykim muajin tjetër në Senatin me shumicë republikane dhe largimi nga detyra mbetet i pamundur.
“Ne do të kemi bërë detyrën në Dhomën e Përfaqësuesve,” tha kongresmeni Jerrold Nadler në emisionin “This Week” të rrjetit ABC, dy ditë pasi Komisioni Juridik i Kongresit që ai drejton, miratoi listën e akuzave kundër presidentit Trump duke i dërguar ato për një votim në Dhomën e Përfaqësuesve ndoshta të mërkurën.
Komisioni me shumicë demokratike, përballë opozitës republikane të unifikuar, akuzoi Presidentin Trump për abuzimin e pushtetit duke i kërkuar Ukrainës për të hetuar një prej sfiduesve të tij kryesorë të demokratëve në zgjedhjet e vitit 2020, ish nënpresidentin Joe Biden, dhe më pas duke penguar rishikimin nga Kongresi të veprimeve të tij duke refuzuar të dorëzonte mijëra faqe dokumentash tek hetuesit e Kongresit dhe bllokimin e dëshmive të ndihmësve kryesorë të Presidentit Trump.
“Ky president komplotoi, kërkoi ndërhyrje të huaj në zgjedhjet e vitit 2016”, tha kongresmeni Nadler. “Ai po kërkon hapur ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet e vitit 2020. Ne nuk mund ta lejojmë këtë të vazhdojë.”
“Ky është një krim kundër Kushtetutës dhe kundër demokracisë amerikane,” tha zoti Nadler.
Në të njëjtin emision, kongresmeni Adam Schiff, kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve që zhvilloi disa javë dëshmish mbi shkeljet e supozuara të Presidentit Trump, pyeti: “Përse republikanët nuk duan të bëjnë detyrën e tyre” për ta mbajtur Trumpin përgjegjës? Ai tha se nëse paraardhësi Trumpit, Presidenti demokrat Barack Obama, do të kishte bërë të njëjtat propozime ndaj Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për një hetim të ngjyrosur politik, “Unë do të votoja për ta fajësuar atë”.
Senatori republikan Ted Cruz, një përkrahës i vendosur i Presidentit Trump i cili do të jetë një nga 100 juristët që do të gjykojë çështjen kundër presidentit Trump në Senat, bëri debat në të njëjtin emision të ABC se zotërinjtë Nadler dhe Schiff ishin të angazhuar në “sulme partiake” kundër Presidentit Trump dhe tha se nuk ekziston asnjë prove për një krimi të kryer nga Trumpi.
Senatori Cruz argumentoi se “Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve e urrejnë presidentin”. Ai tha se ishte ” brenda detyrave të presidentit” për të kërkuar që Zelenskiy të hetojë rolin e Bidenit dhe djalit të tij Hunter Biden si anëtar i bordit të një kompanie ukrainase të gazit natyror, Burisma, dhe një teori të diskredituar që Ukraina ndërhyri në zgjedhjet e 2016 për të minuar fushatën e Presidentit Trump. Komuniteti i inteligjencës amerikane arriti në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhje për të ndihmuar Trumpin të fitonte.
Në CNN, një tjetër përkrahës i Trumpit, senatori Rand Paul, e quajti fajësimin e afërt të presidentit diçka “shumë partiake”, duke thënë se demokratët “kanë vendosur të kriminalizojnë politikën”./voa/
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...