Deputeti konservator, Charles Tannock, ka deklaruar se ka vendosur të marrë shtetësi irlandeze pas votimit të Britanisë së Madhe për daljen nga Bashkimi Europian.
Ai ka kritikuar ‘arrogancën, nacionalizmin e zbehtë dhe triumfin’ e anëtarëve të partisë së tij pas referendumit për Brexit, duke thënë se ishte pikërisht ajo që e bëri të marrë një vendim për të hequr dorë nga shtetësia britanike, transmeton portali arbresh.info
“Nuk ka të bëjë vetëm me Brexit, të jem i sinqertë me vjen turp për shumë gjëra tjera të jem shtetas i Britanisë së Madhe”, ka thënë ai.
Gjyshja e Tannock ka lindur në Dublin, që do të se atij i ipet mundësia të kërkojë shtetësinë irlandeze. Edhe pse deputeti vazhdon të përdorë pasaportën e tij britanike, ai ka theksur se nuk do ta vazhdojë atë pas marsit të vitit 2019, kur edhe priten të mbyllen negociatat për Brexit.
“Dua të ndjehem europian dhe dua të sigurohem që jam qytetar i BE-së”, ka thënë ai./arbresh.info/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...