Sipas të dhënave tö fundit të Universitetit Johns Hopkins në Baltimore, numri i vdekjeve të regjistruara nga virusi korona nö botö u rrit nga dy në tre milion brenda tre muajve. Deri tani, po sipas të dhënave të universitetit amerikan, në të gjithë botën ka pasur më shumë se 140 milion infektime të konfirmuara me virusin Covid-19. Ekspertët supozojnë se duhet të ketë edhe një numër të lartë rastesh të paraportuara të infeksioneve dhe të vdekjeve. Numri i infeksioneve të njohura aktualisht është rreth 730,000 në ditë.
Faqja e internetit të Universitetit Johns Hopkins azhurnohet rregullisht me të dhëna të reja dhe tregon një nivel më të lartë infektimesh dhe vdekjesh sesa shifrat zyrtare që publikon Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Lajmi i mirë: atje ku bëhen shumë vaksinime, shifrat bien
Zhvillimet në vendet e ndryshme shfaqin dallime të konsiderueshme edhe për shkak të vaksinimeve. Falë fushatave masive të vaksinimit Izraeli dhe Britania e Madhe e kanë tani kryesisht nën kontroll krizën shëndetësore. Edhe në Kili dhe SHBA vaksinimet tani kanë avancuar mirë, gjë që duhet ta ngadalësojë më tej pandeminë.
Kurse në rajone të tjera të botës gjendja është përkeqësuar jashtëzakonisht. Shumica e infeksioneve të reja janë raportuar kohët e fundit nga India, Brazili dhe Turqia. Brazili tani raporton një mesatare prej rreth 3,000 vdekjesh në ditë, më shumë se dy herë më shumë se në mes të shkurtit.
Në Indi numri i vdekjeve u rrit në 1.000 në ditë, nëntë herë më shumë se në fillim të marsit. Numri i njerëzve që infektohen çdo ditë me virusin në Indi u rrit nga 15.000 në fillim të marsit në mbi 188,000 së fundmi. Numri i infeksioneve të reja në Turqi u rrit në më shumë se 60.000 raste në ditë këtë javë.
Që nga fillimi i pandemisë shumica e vdekjeve të lidhura me sëmundjen COVID-19 janë raportuar në Shtetet e Bashkuara, ku që nga fillimi i vitit të kaluar kanë vdekur 566.000 vetë. Brazili, ku sipas të dhënave kanë vdekur rreth 369.000 vetë, renditet në vendin e dytë. Meksika deri tani ka raportuar më shumë se 211.000 vdekje, kurse India 175.000.
Në Evropë shumica e vdekjeve nga korona janë regjistruar në Britaninë e Madhe: 127.000 vetë, pasuar nga Italia (116.000), Franca (100,000) dhe Gjermania (80.000). /dw/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...