Më shumë se 20% e popullsisë së Ukrainës është larguar që nga fillimi i luftës, sipas Organizatës të Kombeve të Bashkuara. UNHCR vlerëson se më shumë se 9.13 milionë ukrainas kanë kërkuar strehim në vende të tjera, kryesisht në Poloni, Rumani dhe Rusi.
Polonia është vendi që ka pranuar më shumë refugjatë ukrainas në Bashkimin Europian: Në 4,5 muaj deri më 11 korrik, 1,221,596 ukrainas që ikën nga lufta u regjistruan zyrtarisht në Poloni. Rreth 900,000 gjetën strehim në Gjermani, 391,000 në Republikën Çeke dhe rreth 150,000 secili në Turqi dhe Itali.
Pak më shumë se 80,000 refugjatë janë zhvendosur në Moldavi, Rumani dhe Sllovaki. Në total, që nga fillimi i luftës në Greqi kanë mbërritur 57.558 shtetas ukrainas, nga të cilët 14.786 janë të mitur, sipas njoftimit të Ministrisë së Migracionit të enjten, 14 korrik.
Në Rusi, sipas vlerësimeve të OKB-së, më 12 korrik, 1.625.531 refugjatë ishin nga Ukraina. Mediat ruse, duke cituar agjencitë e zbatimit të ligjit, pretendojnë se janë më shumë se 2 milionë njerëz, ndërsa SHBA ka denoncuar deportimin e detyruar të shtetasve ukrainas në Rusi nga pushtuesit.
Sipas një sondazhi të kryer nga agjencia e OKB-së për refugjatët në gjashtë vende europiane, shumica e ukrainasve që kanë fituar azil atje do të dëshironin të ktheheshin në atdheun e tyre pas përfundimit të luftës./abcnews.al
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...