Më shumë se 70 persona janë vrarë në trazirat në tre burgje në Ekuador, të kryera nga organizata lokale kriminale, lajmëroi mbrëmë Drejtoria e burgjeve të vendit, njoftoi DPA.
Qendra kombëtare e kujdesit për personat të privuar nga liria (SNAI) lajmëroi se kishte regjistruar 13 viktima shtesë, kështu duke e çuar gjithsej në 75, pasi edhe më tej vazhdonë të mblidhej informacioni mbi dhunën në të tre burgjet.
“Disa anëtarë të stafit u plagosën në prishjen e rendit dhe paqes në burgje, por askush nuk u vra”, deklaroi drejtori i SNAI-të, Edmundo Monkajo në një konferencë shtypi, njoftoi DPA.
Policia e Ekuadorit e konfirmoi në Twitter se më shumë se 50 persona ishin vrarë në trazirat në tre burgjet.
Qeveria i përshkroi trazirat si “veprim i koordinuar nga krimi i organizuar”, njoftojnë mediat britanike.
Trazirat shpërthyen në katër burgje dhe sipas kryeministres Patrisha Pazmin, ato ishin rezultat i përplasjeve midis bandave kriminale në to.
Sipas njoftimeve të mediave lokale, anëtarët e familjes së të arrestuarve e konfirmuan këtë informacion, duke thënë se anëtarët e një bande sulmuan anëtarët e një bande tjetër.
Presidenti Lenin Moreno tha se policia po bën gjithçka për të rivendosur rendin në burgje, njoftuan mediat botërore.
“Policia dhe Ministria e Punëve të Brendshme po punojnë për të rimarrë kontrollin e burgjeve në Gvajakill, Kuenka dhe Latakunga”, shkroi Moreno në Tuiter.
Moreno më vonë shtoi se ai kishte urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes të “kryente kontroll të rreptë të armëve, municioneve dhe pajisjeve shpërthyese në perimetrin e jashtëm të burgjeve” pas trazirave të dhunshme në tre burgjet.
Armata ekuadoriane ka lajmëruar se mbështet policinë në operacionet e sigurisë përreth tre burgjeve./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...