Google ADS

Më shumë se 600 migrantë shpëtohen në brigjet e Libisë

23:18 | 2 Maj 2021
Trina Galanxhi

Garda Bregdetare Libiane shpëtoi më shumë se 600 migrantë në 48 orët e fundit, njoftoi sot marina lokale.

“Garda Bregdetare shpëtoi 334 migrantë në veriperëndim të Tripolit të premten dhe të shtunën, si dhe dy grupe të tjera me 132 dhe 172 migrantë,” tha deklarata, duke shtuar se të gjithë migrantët ishin kthyer në Tripoli, transmeton portal arbresh.info

Libia është rruga kryesore për mijëra migrantë, kryesisht nga pjesa nën-Sahariane e Afrikës, të cilët po përpiqen të arrijnë Europën përmes detit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme