“Më shumë se 600 demonstrues të vdekur”

10:11 | 23 Janar 2020
Arbresh Info

Presidenti irakian Berhem Salih, njoftoi se më shumë se 600 demonstrues vdiqën në protestat e dhunshme që po mbahen në vend për më shumë se 3 muaj”, transmeton arbresh.info.

Ai duke folur në “Forumin Ekonomik Botëror”, të organizuar në Davos të Zvicrës, deklaroi se rinia irakiane këto protesta po i organizon kundër korrupsionit të lartë në Irak, për të kërkuar një jetë më të mirë dhe më shumë punë.

Salih deklaroi se vdekja e mbi 600 personave ka ndodhur për shkak të “personave që nuk njohin ligj” dhe po i përdorin këto protesta për të shfaqur dhunë.

Ai më tutje deklaroi se rruga e vetme e ndalimit të këtyre protestave do ishte organizimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe transparente, të cilët do të shfaqnin identitetin e kolektiv të rinjve protestues.

Ndërkaq Salih, duke folur për tensionet e krijuara në mes të ShBA-ve dhe Irakut në kohët e fundit, tha se “Ne po përpiqemi të kemi marrëdhënie të mira me të gjithë. Nuk është në favorin tonë asnjë konflikt që është shfaqur dhe asnjëra nuk ka qenë zgjedhje e jona”. – transmeton arbresh.info.

Të ngjashme