Më shumë se 45 000 të shpërngulur nga beteja në perëndim të Mosulit

17:34 | 5 Mars 2017
Arbresh.info

Më shumë se 45 000 persona kanë braktisur banesat e tyre që prej fillimit të ofensivës së forcave irakiane për të rimarrë pjesën perëndimore të Mosulit nga xhihadistët e grupit Shteti Islamik, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migrimet (OIM).

Një numër i madh i këtyre të shpërngulurve kanë arritur që prej 19 shkurtit në kampet e pritjes së vendosura në rrethinat e qytetit të dytë të Irakut, sipas OIM-së.

Organizata theksoi se fluksi kishte qenë veçanërisht i lartë më 28 shkurt, me më shumë se 17 000 të shpërngulur dhe në tre mars me 13 000 të tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme