Më shumë se 4 mijë civilë u evakuuan me sukses të hënën, thonë autoritetet në Ukrainë

23:22 | 14 Mars 2022
Trina Galanxhi

Më shumë se 4 mijë civilë janë evakuuar me sukses nga qytetet ukrainase në vijën e parë të konfliktit të hënën, sipas zëvendëskryeministres Iryna Vereshchuk.

Në një deklaratë video, Vereshchuk tha se evakuimet u kryen përmes shtatë korridoreve humanitare.

Tre korridore të tjerë të tillë, megjithatë, nuk ishin në gjendje të funksiononin me sukses, shtoi ajo, transemeton portal arbresh.info

Vereshchuk akuzoi gjithashtu forcat ruse se qëlluan kundër civilëve të evakuuar në rajonin e Kievit.

Rusia ka mohuar vazhdimisht pretendimet e Ukrainës se forcat e saj kanë qëlluar mbi civilët e evakuuar.

Të shtunën, Ukraina akuzoi forcat ruse për vrasjen e shtatë civilëve në një sulm ndaj grave dhe fëmijëve që përpiqeshin të largoheshin nga luftimet në fshatin Peremoha pranë Kievit./bbc/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme