Një komision që po heton abuzimin seksual të fëmijëve në Kishën Katolike të Portugalisë ka gjetur se rreth 300 dëshmi të viktimave të supozuara janë mbledhur deri me tani.
“Në të kaluarën ka pasur më shumë raste të abuzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve”, tha kreu i komisionit, psikiatri i fëmijëve Pedro Strecht, duke shpjeguar se më shumë se gjysma e 290 dëshmive tregonin shumë më tepër viktima, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Pretendimet për abuzim vijnë nga njerëz të lindur midis viteve 1933 dhe 2009, me prejardhje të ndryshme nga të gjitha rajonet e vendit, përfshirë edhe shtetas portugez, amerikanë, Meksikë dhe Kanada.
Shumica e viktimave janë meshkuj dhe ata janë abuzuar seksualisht që në moshën dy vjeçare. Komisioni filloi punën në janar pasi një raport i komisionit në Francë vitin e kaluar zbuloi se rreth 3,000 priftërinj dhe zyrtarë fetarë abuzuan seksualisht me më shumë se 200,000 fëmijë gjatë 70 viteve të fundit.
Sociologia Ana Nunes de Almeida tha se komisioni kishte kërkuar intervista me 21 peshkopë portugez, por vetëm 12 kishin pranuar të flisnin deri më tani. “Numri i viktimave nuk ndalet këtu… Është vetëm maja e ajsbergut”, tha Almeida.
Nga 290 deklarimet, 16 janë dërguar për hetim në prokurorinë e shtetit, pasi të gjitha të tjerat janë kryer më shumë se 20 vjet më parë dhe nuk mund të nisin më procedimet gjyqësore.
Por Strecht tha se komisioni tashmë ka identifikuar shenja të mbulimit të rasteve të abuzimit seksual, përfshirë nga peshkopët që mbeten aktivë në rolet e kishës. Ai tha se viktimat e supozuara janë abuzuar në kontekste të ndryshme – në shkollat katolike, në klasat e katekizmit dhe gjatë rrëfimit./arbresh.info/
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...