Më shumë se 29 milionë foshnja kanë lindur vitin e kaluar në zonat e prekura nga konflikti, duke përfshirë, Afganistanin, Somalinë, Sudanin Jugor, Sirinë dhe Jemenin, ka thënë Organizata e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, UNICEF.
Në një raport të publikuar më 20 shtator është thënë se statistikat tregojnë që, më shumë se një në pesë fëmijë të cilët kanë lindur vitin e kaluar, kanë kaluar momentet e para të jetës “në kaos të konfliktit, në ambiente të pasigurta dhe shumë stresuese”, transmeton REL.
“Secili prind duhet të ketë mundësi për të festuar momentet e para të foshnjës, mirëpo miliona familje jetojnë në zona të konfliktit andaj realiteti është tjetër”, ka thënë drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore.
Ajo ka thënë se në shumë shtete, konfliktet e dhunshme kanë kufizuar qasjen në shërbimet thelbësore për prindër dhe fëmijët e tyre.
Të paktën 10 të vrarë në Cetinje, i dyshuari në arrati
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Sali Berishën
Shpërthen në flakë një makinë “Tesla Cybertruck” pranë hotel...
Kjo është gjendja në pikat kufitare
Kurti mirëpret grupin e parë të qytetarëve nga Bosnja dhe He...
Arsenali e nis me fitore vitin, dhe atë me rikthim si mysafi...