Google ADS

Më shumë se 2000 njerëz dyshohen të vdekur nga përmbytjet në Libi

21:12 | 11 Shtator 2023
E.G

Stuhia Daniel ka përfshirë edhe Libinë ku dyshohet se më shumë se 2,000 njerëz kanë humbur jetën nga përmbytjet e rënda, sipas një udhëheqësi libian, raporton CNN .

Kreu i qeverisë lindore të mbështetur nga parlamenti lindor i Libisë, Osama Hamad, njoftoi numrin e të vdekurve të hënën, sipas një raporti nga agjencia shtetërore e lajmeve Libian News Agency.

“Osama Hamad tha në deklaratat për shtyp se lagjet e banuara u zhdukën pasi përrenjtë i rrëmbyen në det së bashku me mijëra banorë të tyre dhe situata është katastrofike dhe e paprecedentë në Libi”, raportoi LANA.

Gjithashtu bëhet e ditur se CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e vdekjeve si dhe gjithashtu dhe Hamad nuk ka dhënë një burim për numrin e të vdekurve dhe të zhdukurve.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë makina të zhytura, ndërtesa të shembura dhe përrenj uji që vërshojnë nëpër rrugë.

Linjat e telefonit u ndërprenë në qytetin Derna dhe fotografitë e shpërndara nga Gjysmëhëna e Kuqe tregonin rrugë të përmbytura rëndë.

Po ashtu stuhia solli përmbytje katastrofike në Greqi javën e kaluar përpara se të kalonte në Mesdhe. Mbetjet e stuhisë po prekin Libinë veriore dhe ngadalë do të shkojnë në lindje drejt Egjiptit verior./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme