Google ADS

Më shumë se 200 emigrantë të zhdukur në Mesdhe gjatë fundjavës

22:02 | 8 Maj 2017
Trina Galanxhi

Më shumë se 200 emigrantë janë zhdukur në Mesdhe gjatë fundjavës, pasi përpiqeshin të arrinin brigjet europiane.

Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar, emigrantët e zhdukur mund të jenë përmbytur në ujrat e Mesdheut, transmeton portali arbresh.info.

Agjencia e OKB-së për refugjatë ka deklaruar se më shumë se 6 mijë njerëz janë përpjekur të kalojnë Mesdheun për të arritur në Itali.

UNHCR shton se udhëtimi i rrezikshëm me anije dhe mbipopullimi i anijeve ka shtyrë deri te përmbytja dhe zhdukja e emigrantëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme