Një stuhi e rëndë tropikale ka lëshuar sasinë e reshjeve të një muaji brenda 24 orëve në veri të Filipineve, duke vrarë të paktën 20 njerëz dhe duke detyruar dhjeta mijëra të evakuohen, shkruan rrjeti BBC.
Stuhia goditi më rëndë zonën Luzon, ishulli më i populluar në vend, duke shkaktuar përmbytje të gjera dhe rrëshkitje dheu.
Gadishulli Bicol gjithashtu u godit rëndë teksa niveli i ngritur i ujit arriti deri në katin e dytë te banesave.
Tajfunët godasin në këtë periudhë Filipinet por stuhia ‘Trami’ ishte shumë më e rëndë nga zakonisht, thanë zyrtarët vendas për BBC News.
Njerëz të bllokuar në çatitë e tyre publikonin fotot për ndihmë, duke nxitur grupet e shpëtimit që ti merrnin me barkat e tyre.
Stuhia me erëra deri në 100 km në orë pritej të largohej nga vendi sot në mbrëmje.
Operacionet e shpëtimit janë vështirësuar prej rrymave të forta të krijuara nga erërat, tha Geraldine Martinez, punonjëse shpëtimit në Bulacan.
Megjithëse Filipinet goditen çdo vit disa tajfune, vitet e fundit forca e tyre është rritur në mënyrë të pashpjeguar me erëra shkatërrimtare dhe reshje më të rënda, shkruan BBC./tch/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...