Më shumë se 2.9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.
Numri i njerëzve që kalojnë kufirin në Poloni ka rënë ndjeshëm në javët e fundit dhe numri i njerëzve që shkojnë në Ukrainë është rritur, shkruan BBC.
Të shtunën, më shumë njerëz hynë në Ukrainë nga Polonia 21,100 sesa anasjelltas 15,100, shkroi agjencia në Twitter.
Në total, 847,000 njerëz kanë hyrë në Ukrainë nga Polonia që nga fillimi i luftës.
Në kulmin e krizës së refugjatëve, më 6 mars, 142,300 njerëz u larguan nga Ukraina në Poloni. Para luftës, numri mesatar ditor i njerëzve që kalonin kufirin nga Ukraina në Poloni ishte 16,800.
Disa nga refugjatët tashmë janë larguar nga Polonia. Studiuesi i migracionit në Universitetin e Varshavës, Maciej Duszczyk, vlerëson se mbeten rreth 1.3-1.4 milionë.
Më shumë se 900,000 ukrainas kanë aplikuar për një numër identiteti kombëtar polak.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?