Më shumë se 180,000 civilë të zhvendosur si pasojë e konfliktit Irako-Kurd

17:18 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Më shumë se 180,000 civilë të zhvendosur si pasojë e konfliktit Irako-Kurd

Më shumë se 18,000 civilë, me shumicë kurdë, janë zhvendosur si pasojë e konfliktit mes Irakut dhe Kurdëve, transmeton arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra zyrtare e Koordinimit Humanitar të OKB-së.

Veç tjerash, i njëjti burim ka treguar se njerëzit janë larguar në zonat më periferike të vendit, qoftë si pasojë e sulmeve terroriste apo si pasojë e konfliktit Irako-Kurd.

E gjitha kjo lëvizje e popullsisë është bërë pas referendumit Kurd për pavarësim nga Iraku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme