Më shumë se 110 njerëz në një restaurant në Paris, reagon policia

08:29 | 11 Prill 2021
Trina Galanxhi

Më shumë se 110 njerëz janë gjobitur në një restaurant të paligjshëm në Paris.

Menaxheri i restaurantit është arrestuar dhe është në paraburgim për shkelje të masave kufizuese për shkak të pandemisë, transmeton portal arbresh.info

Për herë të tretë Franca i është nënshtruar masave të rrepta epidemioligjike për parandalimin e infeksionit të koronavirusit.

Baret dhe restorantet janë mbyllur për muaj të tërë, dhe autoritetet këshillojnë që të mos mblidhen më shumë se gjashtë vetë për drekë dhe darkë në shtëpi.

Policia “u thirr për shumë zhurmë” dhe “ndërpreu mbledhjen e më shumë se 110 njerëzve”, tha policia e Parisit në Tëitter.

Të pranishëmit janë gjobitur.

Të premtën policia e Parisit gjithashtu ka ndërhyrë në një restaurant sekret në Saint-Ouen pranë Parisit dhe gjobiti 62 persona.

Që nga 30 tetori, rreth 1.000 njerëz janë gjobitur në Paris për mbledhjen në restorante që veprojnë në fshehtësi, duke injoruar masat kundër Covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme