Më shumë se 100 njerëz janë plagosur në Japoni gjatë tërmetit të shtunës me madhësi 7.3 shkallë, që ndodhi në provincën e Fukushimës.
Rreth 1 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike dhe një pjesë e tyre dhe pa ujë, ndërsa tërmeti shkaktoi edhe ndërprerje të një pjese të trafikut hekurudhor për shkak të dëmtimit të hekurudhës, transmeton portali arbresh.info
Tërmeti që ra pak para mesnatës, sipas kohës lokale, çau muret, shkatërroi shumë dritare dhe shkaktoi një rrëshqitje të dheut në Fukushima.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tokio, më shumë 200 kilometra larg.
Të paktën 121 persona janë plagosur, raporton Japan News, megjithatë nuk është raportuar për të vdekur. Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) regjistroi një tërmet me madhësi 7.1 72 kilometra në lindje-verilindje të qytetit të Namie. Autoritetet japoneze më vonë thanë se madhësia e tërmetit ishte 7.3.
Tërmeti ka ngjallur frikëm e dëmtimit të termocentralit bërthamor Fukushima, e cila u shkatërrua nga një tërmet i fortë dhe tsunami para 10 vitesh.
Nuk ka raporte të dëmtimit të termocentraleve të tjerë bërthamorë të mbyllur aktualisht në rajon përveç një rrjedhje të vogël uji që është etiketuar si e padëmshme.
Në mars të vitit 2011, Fukushima dhe zona tjera në verilindje të vendit u goditën nga një tërmet me madhësi 9 shkallë, dhe më pas edhe nga tsunami, i cili dëmtoi rëndë edhe termocentralin atje.
Më shumë se 18 njerëz vdiqën si pasojë e tsunamit./arbresh.info/
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...