Qindra njerëz në Indi kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, pasi morrën pjesë në festivalin më të madh fetar në vend.
Sipas autoriteteve shëndetësore, një turmë e madhe e njerëzve, kryesisht pas maska dhe distancë sociale kanë marrë pjesë në festivalin fetar që zhvillohet në lumen Ganges, tramsmeton portal arbresh.info
Vetëm në 48 orët e fundit më shumë se 1 mijë njerëz në qytetin Hariduar, i cili shtrihet përgjatë lumit të shenjtë ku edhe u mbajt ceremonia fetare, janë infektuar me koronavirus.
Pavarësisht rasteve në rritje me virus, pelegrinët janë mbledhur në një numër të madh për të marrë pjesë në festën e shenjtë.
Të hënën dhe të martën, një turmë e madhe adhuruesish kanë qëndruar në brigjet e lumit duke pritur për t’u zhytur në ujë si pjesë e ritualit.
Zyrtarët thanë deri të hënën në mbrëmje se më shumë se 3.1 milion besimtarë ishin larë në lumë, shkruan BBC.
Dr Arjun Sengar, zyrtari shëndetësor në Kumbh Mela, tha se nëntë udhëheqës të lartë fetarë kishin rezultuar pozitivë.
India ka lënë pas Brazilin për nga numri i lartë i infeksioneve me koronavirus, duke u bërë kështu vendi i dytë në botë me numrin më të madh të rasteve me Covid-19.
Vetëm të mërkurën, në Indi janë raportuat më shumë se 184 mijë infeksione në 24 orët e fundit./arbresh.info/
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet