Në një intervistë për “Mail on Sunday”, Xhonson ka deklaruar se do të gjejë një manovër për të anashkaluar ligjet që i imponon Parlamenti.
Kryeministri britanik Boris Xhonson e ka krahasuar veten e tij me heroin e novelave grafike, Hulk, në një intervistë ku ka ritheksuar vendosmërinë e tij për ta nxjerrë Britaninë nga BE-ja më 31 tetor.
Xhonson tha për “Mail on Sunday” se do të gjejë një mënyrë për të anashkaluar votimin e fundit në Parlament që e detyron atë të shtyjë datën e Breksit sesa ta nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga Unioni pa një marrëveshje.
“Sa më shumë Hulk nxehet, aq më i fortë bëhet”, tha Xhonson.
“Hulk gjithmonë ia del mbanë, pavarësisht rrethanave dhe ky është rasti i këtij vendi. Ne do të dalim më 31 tetor”, shtoi ai.
Parlamenti britanik e ka refuzuar vazhdimisht marrëveshjen e Breksit e negociuar nga parardhësja e zotit Xhonson, Theresa Mej dhe këtë muaj Dhoma e Përfaqësuesve hodhi poshtë opsionin e daljes pa marrëveshje, një lëvizje kjo që acaroi shumë britanikë që presin prej më shumë se tre vjetësh që të dalin nga Bashkimi Europian.
Xhonson synon ta përdorë këtë irritim për të fituar shumicën në zgjedhjet e parakohshme që shpreson të mbajë, por përpjekjet e tij deri më sot janë bllokuar nga opozita, e cila dëshiron të sigurohet se Mbretëria e Bashkuar nuk do ta lërë unionin pa një akord të arritur me Brukselin.
Ditën e diel, partia Liberal Demokrate, që ka 18 vende në Parlamentin britanik, ofroi votat e saj për ata që duan të qëndrojnë në BE, duke forcuar qëndrimin e saj anti-Breksit dhe duke dhënë mesazhin se do ta ndalojë atë nëse fiton më shumë vota në rast zgjedhjesh./ABC News Albania
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...