Autoritetet e sigurisë në Britani të Madhe, kanë bërë të ditur se më se 10 mijë policë janë në gjendje gatishmërie dhe mund të pozicionohen brenda 24 orëve, në rast të trazirave rreth Brexit pa marrëveshje dhe devijimit të situatës.
Rreth 1,000 mund të mblidhen brenda një ore – shumica prej të cilëve kanë marrë pjesë në protestat në Londër më 2011 – bashkë me ta edhe njësitet me qentë e trajnuar, policët e armatosur si dhe oficerët e lartë, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, 15 njësiteve iu është anuluar marrja e pushimit, ndërsa në dy prej tyre është kërkuar ndihmë e përbashkët – Kent, që e mbulon portin e Doverit dhe Hampshire që e mbulon Portsmouth.
Për momentin, 1,000 policë janë të trajnuar që të intervenojnë në Nothern Ireland, nëse nevojitet. Forcave iu është kërkuar të ndalojnë ‘aktivitetet periferike policore’ që konsiderohet parandalimi i krimit, si dhe të ndalojnë trajnimet anësore.
Shefi Nacional i Policisë, Martin Hewitt ka kërkuar nga politikanët të mos nxisin urrejtje në popull, për shkak të çështjes shumë të ndjeshme siç është Brexiti.
Kjo vjen pasi deputetet paralajmëruan një ‘Brexit pa marrëveshje aksidentale’, gjatë mbledhjes së mbrëmshme kur është kërkuar një shtyrje shtesë. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...