Gjatë dhjetëra bastisjeve në shtëpitë dhe zyrat e eurodeputetes Eva Kaili, policia belge në dhjetor të vitit të kaluar sekuestroi 1,5 milionë euro (1,62 milionë dollarë) para të gatshme.
Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian (PE), Eva Kaili, është liruar nga burgu, raportojnë mediat lokale të mërkurën.
Megjithatë, Kaili u lirua me një byzylyk elektronik për vëzhgim, sipas transmetuesit publik ERT.
“Ajo po largohet nga burgu me kokën lart dhe me dinjitet”, tha avokati i saj Michalis Dimitrakopoulos, duke shtuar se Kaili nuk ka pranuar krimet që nuk i ka bërë dhe do të luftojë për pafajësinë e saj deri në fund.
BE-ja është tronditur nga një prej skandaleve më të mëdha korruptive në historinë e saj pas arrestimit të eurodeputetes greke Kaili më 9 dhjetor nga policia belge me akuza për korrupsion.
Ajo më pas foli edhe për mediat greke. “Në dhjetor të vitit 2022, kur u informova nga mediat se në çfarë akuzash pretendohej se ishte i përfshirë partneri im dhe babai i vajzës sime, e gjithë ekzistenca ime u shemb, e gjithë bota u zhduk befas”, thotë ajo.
“Më pas erdhi izolimi dhe refuzimi absolut nga të gjithë, kolegët e mi në Parlamentin Evropian, bota politike në vendin tim, miqtë, të njohurit. Ishte sikur nuk ekzistoja. E gjeta veten në burg, larg vajzës sime, vetëm me shpresën se kjo që po jetoj është një iluzion për shoqërinë. Unë flisja, bërtisja ‘jam e pafajshme’, por muret dhe hekurat nuk më dëgjojnë”, thekson ajo në “Vima”.
Është e vërtetë, mund ta them, ka pasur momente që kam menduar t’i jap fund torturës së vetmisë shurdhuese. U tremba, nuk e bëra, mendimi i vajzës nuk më la”, pohon Kaili.
Kaili, 44-vjeçe, nga partia e qendrës së majtë greke PASOK-KINAL dhe një nga 14 nënkryetarët e PE-së, u arrestua pas bastisjes në shtëpinë e saj me akuza për korrupsion që dyshohet se përfshin Katarin, i cili akuzohej se kishte paguar Kailin për të lobuar për interesat e shtetit të Gjirit.
Gjatë dhjetëra bastisjeve në shtëpitë dhe zyrat e saj, policia belge sekuestroi 1,5 milionë euro (1,62 milionë dollarë) para të gatshme. Përveç kësaj, për të mbrojtur të dhëna të rëndësishme u konfiskuan edhe kompjuterët parlamentarë.
Të arrestuarit, përkrah Kailit, përfshinin gjithashtu deputetin italian të PE-së Pier Antonio Panzeri, partnerin e Kailit Francesco Giorgi, i cili punoi si asistent në PE dhe Niccolo Figa-Talamanca, drejtori i organizatës joqeveritare që punon për sundimin e ligjit.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...