Qyteti kinez Wuhan, prej nga supozohet se filloi pandemia e coronavirusit, filloi të heqë masat e karantinës pas dy muajve, duke rivendosur një pjesë të transportit publik dhe hapjen e kufijve.
Wuhan, në të cilin supozohet se shpërtheu epidemia në fund të dhjetorit, u ‘burgos’ për dy muaj.
Hapja e tij është një simbol i pikës së kthesës në luftën e Kinës kundër virusit, i cili ndërkohë ka mbërritur në më shumë se 200 vende të botës, transmeton Telegrafi.
Ndër të parët që mbërriti në qytet me tren ekspres të shtunën në mëngjes është studenti 19-vjeçar Guo Liangkai.
“Jam shumë i lumtur që shoh familjen time”, tha Guo pasi u përshëndet nga nëna e tij në stacionin kryesor të trenave.
“Ne kemi dashur të përqafohemi, por tani është një periudhë e veçantë dhe nuk duhet të përqafohemi”.
Autoritetet në atë qytet me 11 milionë njerëz kanë zbatuar masa drakoniane për të parandaluar njerëzit të hyjnë ose të largohen nga territori i tij.
Familjarët u detyruan të qëndrojnë në shtëpi, trafiku publik dhe taksitë u ndalën, dhe vetëm dyqanet me furnizime thelbësore kishin punuar.
“Unë mendoj se kthimi në punë është shpresëdhënës. Të paktën tregon se Kina është fitimtare”, tha 35-vjeçari Zhang Yulan, i cili u kthye në vendin e tij të punës.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez të shtunën njoftoi se kishte regjistruar 54 infeksione të reja një ditë më parë, dhe të gjithë ishin persona të ardhur nga vende tjera. Në Kinën qendrore, numri i të infektuarve është rritur në 81.394. Numri i vdekjeve është rritur në tre të tjerë, në gjithsej 3,295, shtoi komisioni.
Rreth 60 për qind e rasteve në Kinë kanë qenë në Wuhan, dhe ato kanë rënë ndjeshëm javët e fundit, një shenjë se masat po funksionojnë. Rasti i fundit i transmetimit të virusit lokal në atë qytet në provincën Hubei u raportua të hënën.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Spanja po luftojnë sot me numrin befasues të të infektuarve, Kina është përqendruar në rrezikun e rasteve të importuara – kryesisht shtetas kinezë që kthehen nga jashtë.
Që nga e shtuna, shtetasit e huaj me viza të vlefshme dhe leje qëndrimi janë ndaluar të hyjnë në Kinë.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...