Perez paralajmëroi se të arratisurit janë “shumë të rrezikshëm”, pasi shumica e tyre apo të paktën 75 prej tyre ishin anëtarë të organizatave kriminale braziliane dhe të karteleve të drogës
Ministrja e Drejtësisë e Paraguajit, Cecilia Perez ka konfirmuar se 91 të burgosur “shumë të rrezikshëm” janë arratisur nga burgu, duke theksuar se ishte “një arratisje e planifikuar mirë”, transmeton arbresh.info.
Siç raportuan dje mediat lokale, ministrja Perez tha se të burgosurit “shumë të rrezikshëm” u arratisën nga burgu Pedro Juan Caballero përmes një tuneli.
Ajo tha se një i burgosur është kapur, por pjesa tjetër ende nuk janë gjetur.
“Është e pamundur që zyrtarët e burgut të mos e kenë parë sasinë e rërës së mbledhur nëpër qeli. Nuk është diçka që mund të bëhet brenda natës, ekziston dyshim i fortë se zyrtarët janë të përfshirë në skemën e korrupsionit”, tha Perez.
Ajo paralajmëroi se të arratisurit janë “shumë të rrezikshëm”, pasi shumica e tyre apo të paktën 75 prej tyre ishin anëtarë të organizatave kriminale braziliane dhe të karteleve të drogës “Komanda e Parë e Kryeqytetit” dhe “Komanda Vermelho”./arbresh.info/AA
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...